Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Athinë mesnatën e djeshme sipas mediave greke.

Mësohet se viktima është 33 vjeç, ndërsa nuk bëhet me dije emri i shqiptarit që u qëllua me armë zjarri në rrugë, në lagjen “Hajdari”. 

Ai mori plagë të rënda në shpinë dhe u transportua në spitalin e Athinës "G. Gennimatas" pasi u gjet i shtrirë në rrugë nga kalimtarë të rastit, por nuk mundi të mbijetoje, duke ndërruar jetë aty.

Autori apo autorët janë ende në arrati, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.