Reperi nga Chicago, FBG Duck, është qëlluar për vdekje në një sulm të papritur në mes të ditës afër Magnificent Mile.
Të shtënat ndodhën rreth orës 4.37 pasdite të martën në Rrugën Lindore Oak në lagjen Gold Coast, ku Duck dhe dy shokë po bënin pazar në butiqet e pasura të zonës, raporton Daily Mail.
Policia thotë se dy vetura u larguan dhe katër persona dolën jashtë dhe hapën zjarr, duke goditur tre viktimat, para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
FBG Duck, 26 vjeç, emri i vërtetë i të cilit është Carlton D. Weekly, u transportua në një spital të zonës, ku u konfirmua vdekja e tij. Një burrë 36-vjeçar dhe një grua 26-vjeçare u dërguan gjithashtu në spitalet e zonës dhe të dy ishin në një gjendje të rëndë, tha policia.
Videoja tronditëse nga ngjarja tregon Weekly dhe anëtarët e tjerë pas të shtënave, ku shihen dy burra të shtrirë në rrugë me lëndime.