SOMALI, 24 mars 2013 – U varros në tokë deri në mes të gjoksit dhe më pas u godit me gurë deri në vdekje. Ky ka qenë fati i një 18 vjeçari në Somali, i cili u vra nga rebelët e Al Kaedës. Sipas një organizate që mbron të drejtat e homoseksualëve në vendin afrikan, i riu u vra brutalisht vetëm sepse ishte gay.
Fotot e vrasjes së tij, që janë publikuar nga organizata për të drejtat e personave gay ‘Somali Queer Community’ bënë xhiron e botës, megjithëse Huffington Post deklaron se ato nuk i përkasin episodit në fjalë, por ngjarjeve të ngjashme të regjistruara kohë më parë.
18 vjeçari mësohet se është ekzekutuar në 15 mars në Barawa, në jug të Somalisë, pasi një gjykatës i rebelëve e dënoi me vdekje me akuzën e kryerjes së akteve të sodomisë dhe për detyrimin e një 13 vjeçari të kryente marrëdhënie me të.
Lajmi konfirmohet nga banorët e fshatit, që qenë të detyruar të asistonin në vrasjen barbare.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





