Një shqiptar u qëllua për vdekje pas një grabitje në Itali. Ngjarja e rëndë është regjistruar dje gjatë natës në Ponte Felcino.Viktima është gjetur në sediljet e pasme të një automjeti tip ‘Audi’, ndërsa në kokë mbante një kapuç dhe në duar dorashka.

Sipas medieve lokale të vendit fqinjë, dje, bashkë me dy persona të tjerë, ai kishte grabitur një dyqan cigaresh, pak metra nga vendi ku i gjet i vrarë.

‘Umbria24.it’ shkruan se dy personat e tjerë kanë arritur që t’i shpëtojnë policisë, ndërsa mes karabinierëve dhe grabitësve ka pasur shkëmbim zjarri.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte plagosur me një plumb pas koke, që ka rezultuar edhe fatal për të.