Një 42-vjeçar në Dibër është vrarë me armë zjarri rreth orës 03:30 të mëngjesit, ndërsa policia nuk është ende e qartë nëse ka të bëjë me një vrasje apo ngjarje aksidentale.
“Më datë 22.09.2017, rreth orës 03.30 të mëngjesit në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka ardhur një telefonatë nga urgjenca e Spitalit Rajonal se ka ardhur i vrarë me armë zjarri shtetasi Alban (Gëzim) Kaloshi, 42 vjeç, banues në fshatin Blliçe, Bashkia Dibër.
Menjëherë ka shkuar grupi hetimor ku ka rezultuar se:
Dy persona ende të pa identifikuar nga Policia kanë çuar në urgjencën e spitalit pa shenja jete shtetasin A.K, dhe janë larguar pa u identifikuar në urgjencën e spitalit.
Nga këqyrja paraprake e bërë nga eksperti mjeko ligjor rezulton që viktima të jetë goditur me një plumb në kraharor.
Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, kemi të bëjmë me vrasje apo ngjarje aksidentale”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Dibrës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të shoqëruar me viktimën në orë te ndryshme të mbrëmjes së djeshme.
Po ashtu po bëhet edhe këqyrja e telefonit të viktimës.
Si dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë çuar në spital viktimën.





