Një 17-vjeçar shqiptar është vrarë në Pescara dhe është gjetur i pajetë në parkun Baden Powell. 

Autorë të kësaj ngjarjeje janë dy djem të mitur, të arrestuar tashmë, njëri prej tyre djali një polici në zonë ndërsa tjetri djali i një avokati të njohur në qytet. 

Siç raportojnë mediat italiane, menjëherë pas ngjarjes, ata kanë shkuar për të notuar në det dhe dyshohet se atje kanë hedhur dhe armën e ftohtë të krimit. 

Polumbarët e zjarrfikësve po punojnë për gjetjen e thikës me të cilën dy të miturit kryen krimin. 

Mësohet se goditja me thikë duket se ka ardhur nga një debat. 17-vjeçari shqiptar duket se u kishte një borxh prej disa qindra eurosh, por ende nuk është e qartë nëse lidhej me tregtimin e drogës, apo blerjen e përsëritur të lëndës narkotike pa u dhënë paratë. 

Ngjarjet mësohet se kanë ndodhur pasditen e djeshme dhe kufoma është gjetur në orët e vona të mbrëmjes.