Vritet me thikë një 34-vjeçar në Kamëz.
Ngjarja e rëndë ku humbi jetën i riu me iniciale O.K. ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:05, në rrugën “Parisi” në Kamëz.
Policia thotë se pas një konflikti për motive të dobëta, 34-vjeçari është plagosur me thikë në bark.
Ai u dërgua menjëherë në S.Q.U., por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë prej plagëve të marra. Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ai ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, autori i dyshuar i këtij krimi është identifikuar. Ai është një 55-vjeçar nga Kukësi, shtetasi me iniciale A. D.
Grupi hetimor po vijon punën për kapjen e tij.





