08 Mars 2015 – Një 50-vjeçar në Selenicë të Vlorës është vrarë me thikë dhe për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ndërsa uniformat blu kanë arrestuar autorin e krimit, shtetasin Spiro Mitro, 45 vjeç, ky i fundit e kishte kushëri viktimën.  

Shtetasi 50 vjeçar nga Selenica e Vlorës është vrarë me thikë nga djali i xhaxhait të tij, pas një konflikti për motive pronësie, ndërsa është arrestuar edhe autori i krimit.   

Sipas burimeve të para nga policia, 50-vjeçari, Ferdinand Mitro, ka ndërruar jetë rrugës për në Qendrën Shëndetësore. Ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje pasi ka arrestuar autorin e krimit, ka sekuestruar thikën që është përdorur për vrasjen e 50-vjeçarit.  

Nga informacionet e para, mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie, ndërkohë, vijojnë hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave, në të cilat ka ndodhur krimi.