Një 25-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marrë me armë të ftohtë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Orgjost në Kukës mbrëmjen e së shtunës.

Nga hetimet paraprake të Policisë rezulton se, Ismail Memishi ka plagosur thikë Mirim Hysën, të dy banues në fshatin Orgjost.

Hysa u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Kukësi, por nuk u mbijetoi dot plagëve.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fvritet-me-thike-nje-i-ri-ne-kukes-dyshohet-per-shkak-te-hakmarrjes%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=7d1ce97abbDyshohet se sherri i dy të rinjve ka ardhur për shkak të një hasmërie mes dy familjeve.

Pak orë pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes Ismail Memishin.