Vritet me armë zjarri lideri i partisë SDP, Oliver Ivanoviç.
Sipas raportimeve paraprake të mediave në Serbi, Ivanoviç është vrarë përpara zyrës së tij në Mitrovicë.
E përditshmja serbe “Blic” shkruan se Ivanoviç u qëllua me katër plumba nga persona të paidentifikuar.
Lideri serb i Iniciativës Civile “Liri, Demokraci, Drejtësi”, u dërgua me urgjencë në spital rreth orës 08:15. Avokati i Oliver Ivanoviç, Nebojsa Vlajic, ka thënë se 64-vjeçari fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë në sallën e operacionit.
Policia e Kosovës nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje. Oliver Ivanoviç ka qenë Sekretar i Shtetit serb për Kosovën dhe Metohinë nga viti 2008 deri në vitin 2012.