Fier, 26 prill 2014 – Vrasje me armë zjarri në Patos. Një 39 vjeçar ka humbur jetën në një atentat të ndërmarrë ndaj tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe viktima është identifikuar si Nikolin Rrapaj.
Sipas policisë mendohet se bëhet fjalë për një atentat, pasi viktima është qëlluar në hyrje të pallatit. Rrapaj jetonte në katin e pestë të pallatit ku u vra.
Ndërkohë blutë e Patosit ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit. Mësohet se për kapjen e autorëve, policia ka ngritur postblloqe si në hyrje dhe dalje të qytetit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





