Vritet gazetarja e shquar indiane, Gauri Lankesh, 55 vjeçe.

Ajo u gjet e vdekur në pragun e shtëpisë së saj në qytetin e Bangalores, në shtetin jugor të Karnataka-s.

Gazetarja e njohur, kritike ndaj politikës nacionaliste hinduse u qëllua në kokë dhe në gjoks për motive që nuk dihen ende. Krimi u krye nga persona të armatosur të cilët ishin me motor.

Gazetarët indianë po sulmohen gjithnjë e më shumë nga nacionalistët radikale hindu, thonë aktivistët. “BBC” raporton se gjatë viteve të fundit, gazetarët që ishin kritik ndaj nacionalistëve hindu janë sharë në media sociale, ndërsa shumë gazetare janë kërcënuar me përdhunim dhe sulme.