Mbi 15 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes në Fushë-Krujë, ku Gentian Bejtja u ekzekutua pasditen e kësaj të premteje në oborrin e banesës së tij.

Gazetari  Ervin Leka rapotron se autorët, dyshohet se ishin të maskuar.

Ata kanë mbërritur jashtë banesës së Bejtjas me një automjet “Land Rover” dhe pasi kanë parë portën e hapur, kanë hyrë brenda në oborr dhe ekzekutuan Bejtjan.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25 minuta të pasdites së sotme. Ata kanë hyrë brenda në oborrin e banesës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 15 gëzhoja. Grupi hetimor shpreson të mund të identifikojë autorët, dyshohet se kanë qenë të maskuar. Porta e oborrit ka qenë e hapur dhe dyshohet se Gentian Bejtja ka qenë duke u larguar nga banesa”, raportoi ndër të tjera gazetari Leka.