04 janar 2015 – Vritet në mënyrë kriminale futbollisti i skuadrës ruse, Anzhi. Gasan Magomedov, mesfushori 20-vjeçar, pjesë e ekipit të dytë, ishte duke udhëtuar me makinë pranë shtëpisë së tij, në rajonin Daghestan, kur është sulmuar me breshëri nga persona ende të panjohur, shkruan "The Guardian".
Vitin e shkuar Magomedov debutoi me ekipin U-21, ndërsa këtë vit luante për ekipin Anzhi II, në divizionin e dytë rus. Futbollisti do të festonte 21-vjetorin e lindjes më 17 janar. 20-vjeçari mbeti i plagosur rëndë në vendngjarje, ndërsa ndërroi jetë në spital. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.





