Një 26-vjeçar shqiptar me origjinë nga Kosova është vrarë të shtunën në Kanada. Mediat lokale raportojnë se i riu u qëllua për vdekje pranë Carlsbad Springs herët në mëngjesin e së shtunës.
Policia u thirr në një adresë në Farmers Way rreth orës 3:45 të mëngjesit dhe gjeti një burrë me plagë me armë zjarri.
Mjekët thanë se një viktimë mashkull u transportua në spital në gjendje kritike, ku më vonë u shpall i vdekur. Hetuesit e identifikuan viktimën si Granit Ahmeti.
Viktima u përshkrua si një ‘djal i dashur’ me një dashuri për jetën që ishte e pakrahasueshme
26-vjeçari nga Ferizaj, përshkruhet nga kompania Canadian Towing, ku ishte aksioner si dhe një “vëlla vetëmohues, partner i dashur dhe miku më i sjellshëm”.
“Energjia dhe buzëqeshja e tij ishin gjithmonë kaq ngjitëse dhe dashuria e tij për jetën ishte e pakrahasueshme. Do të na mungojë më shumë se sa mund të shprehin fjalët”.