Të gjithë e njohin shqiptarin Orhan Ramadani 26- vjeç, i cili më parë kërcënoi myslimanët në Ballkan.
Mediat zvicerane raportojnë se një xhihadist shqiptar nga Maqedonia është vrarë nga një sulm ajror i SHBA në maj të këtij viti në Siri.
"Ramadani ishte njëri nga terroristët e organizatës ISIS, i cili ka qëndruar në Zvicër. Ai ishte me prejardhje nga Maqedonia ndërsa ka jetuar edhe në Zvicër, konkretisht në Dübendorf të Kantonit të Zyrihut. Shqiptari ka pasur lidhje edhe me Qëndrim Ramadanin, i dënuar me burg të përjetshëm në Turqi për aktivitetet në shërbim të ISIS-it etj.”-, shkruan gazeta “SonntagsZeitung”.
Gazeta përshkruan ngritjen në karrierë të shqiptarit në ushtrinë terroriste, duke u mbështetur në fotografitë ku ai paraqitet me luftëtarë të rangut të lartë të ISIS-it dhe në burime tjera.





