Një prezantuese televizive u gjet e vrarë në shtëpinë e saj në Rusi. Zhanna Veber, një 29-vjeçare e cila punonte për kanalin televiziv Laba Tv, u gjet e pajetë në banesën e saj në rajonin e Krasnodar.
Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj, i cili është arrestuar nga policia. Sipas mediave lokale, 29-vjeçarja dyshohet të jetë vrarë në sy të djalit të saj 9-vjeçar Dmitry.
Veber mësohet se ishte e ndarë nga bashkëshorti i saj Anatoly Leotikov, 36-vjeç, prej 2 vitesh dhe dyshohet se shkak për vrasjen është bërë konflikti për kujdestarinë e fëmijës.





