Një 20 vjeçar është vrarë pasditen e së enjtes në qytetin e Ferizajt.
Policia konfirmon se viktima S.R i moshës 20 vjeçare është gjetur i shtrirë në hyrje të një banese kolektive në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
Zëdhënësi policor për Ferizaj, Agim Gashi ka deklaruar për Express se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditë së sotme.
“Viktima është gjetur pa shenja jete. Ai është mashkull rreth moshës 20 vjeçare. Policia e ka dal në vendin e ngjarjes së bashku me Prokurorin”, ka thënë Gashi.
Mjeku ligjor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje për shkak të plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Policia akoma nuk di motivin e kësaj vrasje dhe deri tani nuk ka të arrestuar.





