Meksikë, 10 mars 2014 – Autoritetet meksikane kanë bërë të ditur se kanë vrarë një nga bosët e drogës në këtë vend, i cili mendohej se ishte vrarë 3 vite më parë.

Nazario Moreno, i njohur me pseudonimin El Mas Loco (Më i çmenduri) ishte personi që drejtonte kartelin e drogës La Familia (Familja) dhe konsiderohej lideri shpirtëror i bandës së dhunshme Kalorësit Templarë.

Vdekja e tij u deklarua për herë të parë në vitin 2010, por në atë kohë nuk u gjet trupi i tij, madje pati deklarata se ai ishte parë nga persona të ndryshëm. Policia tashmë konfirmon se më të fund ai është vrarë në shtetin e Michoacan-it.

“Nga shenjat e gishtërinjve mund të konfirmojmë me siguri 100% se bëhet fjalë për Nazario Moreno Gonzales”,- bën të ditur Tomas Zeron, kreu i hetimeve në zyrën federale të prokurorisë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/