Një shqiptar 23-vjeçar është vrarë në lagjen Exarchia në Athinë pak para mesnatës mes së mërkurës dhe të enjtes.

Raportohet se viktima është me dokumente greke, por me origjinë shqiptare. Sipas medieve helene, i riu u qëllua me 5 thika dhe u dërgua në spital në gjendje të vdekur. Dyshohet se kanë qenë dy persona që e sulmuan dhe goditën me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Motivet e krimit dyshohet të jenë prishjet e pazareve të drogës. Policia greke po punon për të identifikuar dhe arrestuar autorët.