Vritet një shqiptar në Itali, pasi u kap në flagrancë me një grua të martuar nga bashkëshorti i kësaj të fundit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Ariano Irpino, pranë një ferme në zonën industriale Camporeale. Sipas medieve italiane, shqiptari me inicialet H.T. që mbeti viktimë e këtij krimi të rëndë, është i moshës rreth 40 vjeç.

Autori i vrasjes ishte xheloz dhe dyshonte që gruaja e tradhtonte me shqiptarin, pasi kishin filluar të shoqëroheshin shpesh bashkë.

Mediet e vendit fqinj raportojnë se italiani Alessandro Palermiti u arrestua në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vijim priten të zbardhen detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë.

S.L.