Një 27-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Londër. Ai është identifikuar si Bajram Luli, siç raporton BBC. 

I riu u gjet i gjakosur brenda makinës dhe u dërgua në spital, po 27-vjeçari ndërroi jetë më vonë për shkak të plagës. 

Sipas një dëshmitari që kishte parë ngjarjen, një person u fut brenda makinës së viktimës dhe u largua. Më pas nga mjeti doli edhe vetë Bajram Luli duke mbajtur me dorë plagën në zonën e barkut, raporton “Standard”. Ky person i panjohur dyshohet se goditi me thikë shqiptarin. Ngjarja është filmuar edhe nga një kamera e sigurisë në zonë. 

Ndërsa policia britanike ka publikuar një foto të autorit të dyshuar pranë një stacioni metroje, të cilin kërkon ta marrë në pyetje. 

“Kjo është një foto shumë e qartë dhe do të doja që kushdo që e njeh këtë person të kontaktojë menjëherë policinë”, tha kryeinspektori Jim Shirley.