Një shqiptar 32 vjeç është vrarë me thikë në kampin e emigrantëve të Bonn-Bad Godsberg në Gjermani.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një zënke midis banorëve të kampit, ku më pas është goditur me thikë i riu shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije.
Sipas medieve vendase, dy persona janë arrestuar si autorë të dyshuar për ngjarjen e rëndë. Ata janë një 30-vjeçar nga Shqipëria dhe një 26-vjeçar nga Kosova.
Ndërkohë, ende nuk dihet shkaku i vërtetë i krimit.
Viktima njihej si njeri punëtor dhe i rregullt, ndërsa në vendin e krimit janë vendosur lule dhe qirinj.