Policia spanjolle ka vrarë sot një person, i cili thuhet se mbante veshur një brez me eksploziv.
Pak para se të qëllohej nga policia për vdekje, mësohet se terroristi ka bërtitur me zë të lartë “Allahu Akbar”, “Zoti është i madh”.
Operacioni po zhvillohej 40 km larg Barcelonës, qytet ku pak ditë më parë ndodhi një sulm terrorist, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e 120 të tjerë.
‘BBC’ shkruan se policia ishte në kërkim të Younes Abouyaaquoub, 22 vjeç, i cili dyshohet të ketë qenë shoferi i furgonit që shkaktoi sulmin.
Fill pas ngjarjes së rëndë në 17 gusht, Shtetit Islamik (ISIS) mori përgjegjësinë e sulmit në sheshin ‘Katalunja’ në Barcelonë.