Gjysmë-vëllai i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un është vrarë sot në Malajzi, raporton Agjencia e Lajmeve Yonhap duke cituar burime të paidentifikuara.
Yonhap, sipas një burimi pranë qeverisë së Koresë së Jugut, ka thënë se Kim Jong Nam është vrarë mëngjesin e sotëm, pa dhënë më tepër detaje.
Ndërkohë rrjeti televiziv TV Chosun ka njoftuar se Kim është helmuar në aeroportin e Kuala Lumpur nga dy gra që besohet të jenë dy ushtarake të Koresë së Veriut që janë arratisur.
Policia e Malajzisë tha për Reuters së një burrë nga Koreja e Veriut, i paidentifikuar ka humbur jetën rrugës për spital.
Kim Jong-nam u arratisë nga vendi i tij pas ekzekutimit të xhaxhait të tij Jang Song-thaek në dhjetor të vitit 2013 nga diktatori Kim Jong-un.