Këngëtarja me famë botërore ka treguar se po po përballet me simptomat e çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD) pas sulmit terrorist të vitit të kaluar në Manchester Arena.
Në një intervistë për British Vogue, Ariana Grande mendon se kurrë nuk do të jetë në gjendje që të flasë pa qarë mbi sulmin terrorist, ku mbetën të vdekur 22 persona.
"Është kaq e vështirë për të folur sepse shumë njerëz kanë pësuar vuajtje e humbje të mëdha. Ndihem sikur as që duhet të flas për përvojën time. Unë mendoj se kurrë nuk do ta di sesi të flas për këtë gjë pa qarë,"-tha ajo.
Këngëtarja sapo kishte përfunduar koncertin e saj më 22 maj 2017, kur një kamikaz shpërtheu duke vrarë 22 persona.





