Tiranë, 24 qershor 2014 – Kryeministri Edi Rama e ka deklaruar hapur se është tifoz me Italinë në këtë kampionat botëror. Ndeshjen e fundit në grup, që ishte aq vendimtare për ekipin e Prandellit, Rama e ka ndjekur në një nga pubet e kryeqytetit.

Në një status në Twitter gjatë ndeshjes ai shkruante se në krah kishte një tifoz të Gjermanisë (Endri Fugën) dhe në krahun tjetër një tifoz të Anglisë (Alastair Cembell).

“Majta tifoz i Gjermanisë që qesh me vuajtjet tona dhe djathtas tifoz i Anglisë që s’di ç'të bëjë…”, shkruan Rama.

Në fund të ndeshjes, mund të kuptohet fare mirë dëshpërimi i kryeministrit për humbjen e italianëve, që u detyruan të bëjnë gati valixhet që në fazën e grupeve.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/