Ish-nën drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, është transportuar nga paraburgimi, në ambientet e spitalit të Burgut.

Burime thanë se Breçani vuan nga klaustrofobia, frika nga vendet e mbyllura, një fakt që e ka deklaruar më herët.

Nga ana tjetër, Erzen Breçani ka kërkuar zëvendësim mase dhe informacion nga SPAK në çfarë pike janë hetimet.

Breçani u arrestua nëntorin e kaluar me akuzat e pastrimit të parave dhe përkrahje te autorit të krimit. Prej me shume se tre muajsh Breçani ndodhet ne izolim nderkohe qe SPAK po hetonm mbi akuzat e ngritura ndaj tij per grup te strukturuar kriminal.