Ronnie Foster nga Karolina e Veriut, i cili vuan nga kanceri i zorrës së trashë fitoi 200,000 dollarë në lotari në ditën e tij të fundit të kimioterapisë.
Ai bleu lotarinë për 1 dollarë në një pikë karburanti në Beulaville javën e kaluar.
Rpnnie fitoi 5 dollarë dhe vendosi që këto para t'i shpenzonte për blerjen e një tjetër bilete, me të cilën fitoi plot 200,000 dollarë.
“Nuk mund ta besoja. Fillova të dridhem. Jam i lumtur sepse ishte raundi i fundit i kimioterapisë. Fitimi i lotarisë e bëri ditën time me fat.”, -tha Foster, i cili po planifikon që të ardhurat ti përdorë për të paguar faturat mjekësore.





