Në seancën e sotme të zhvilluar në Apelin e Posaçëm ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla mungonte për arsye shëndetësore.

Përmes avokatit të tij, Llalla kërkoi shpalljen e pafajësisë ose rikthimin për gjykim të çështjes sërish në Shkallën e Parë, por me një tjetër turp gjykuese.

“News24” raporton se pala mbrojtëse, pra avokati i Llallës tha se klienti i tij nuk mund të ishte i pranishëm në sallë para togave të zeza pasi është në regjim spitalor sepse vuan nga një sëmundje e parikuperueshme.

Madje avokati paraqiti për trupën gjyqësore dhe një ekspertizë mjekësore që provonte faktin se Llalla ishte hospitalizuar dhe se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë prej 30 minutash trupa gjykuese është mbyllur në dhomën e këshillimit, ku dhe pritet që sot të jepet vendimi, nëse do të pranohen provat e avokatit, apo do të tërhiqen për të dhënë një vendim përfundimtar për Llallën.

Kujtojmë se në shkallë të parë, Llalla u dënua me 2 vite burg dhe disa pasuri të tija iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit. Vetë Llalla e ankimoi këtë vendim dhe tashmë pritet vendimi i Apelit.