TIRANE, 29 mars 2013 – E tronditur pasi ka mësuar se vuante nga kanceri, një nënë 44 vjeçare ka helmuar veten dhe të bijën me fostoksinë.

Mësohet se vajza e gruas vuante nga sindroma doën dhe në pamundësi për të gjetur një zgjidhje për përkujdesjen e saj, nëna ka ndërmarrë veprimin tragjik.

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bërxullë të Tiranës. Vajza 18-vjeçare Fatjona P. për shkak të sindromës jetonte prej shumë vitesh e paralizuar, dhe ishte nëna e saj, Age P., 44 vjeçe që i shërbente të bijës. 

Duket se në një moment depresioni gruaja ka helmuar fillimisht me fostoksinë të bijën që ajo të vdiste dhe më pas edhe veten e saj duke dashur të ikë gjithashtu nga kjo botë.

Nënë e bijë janë gjetur në gjendje kritike për jetën dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak ku ndodhen në repartin e Toksikologjisë. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/