I dënuari 22-vjeçar Artur Meçe, i diagnostikuar me kancer, ka ndërruar jetë në spitalin “Nënë Tereza”. I riu nga Mbrostari i Fierit ishte dënuar me 5 vite heqje lirie për armëmbajtje pa leje, por kohët e fundit gjendja e tij ishte përkeqësuar dhe për këtë e kishin transferuar nga spitali i burgut, në pavijonin e Kardiologjisë në QSUT.
Rasti i tij u bë publik pak muaj më parë kur familjarët kërkuan nga autoritetet, që ai të falej për shkak të gjendjes së rëndë dhe atë pak kohë që i kishte mbetur ta kalonte me të afërmit.
Banorët e Mrostarit organizuan një protestë, ndërsa bashkëvuajtësit e 22-vjeçarit në burg për disa ditë refuzuan ushqimin, por kërkesa e tyre nuk u pranua.