Tenori i njohur dhe i dashur për shqiptarët, Thanas Konini është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare.
Solisti i këngës “Dua më shumë Shqipërinë”, u shua këtë të diel, pasi mësohet se vuante nga një sëmundje.
Konini ishte pjesëtar i Korit Lira, prej rinisë së tij.
Ai do të mbahet mend për interpretimin si solist të këngëve “Dua më shumë Shqipërinë” dhe “O moj ti me sy të zinj”.