Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic deklaroi se ka në plan të kërkojë një bisedë me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe pas kësaj, një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për shkak të situatës në Kosovë.

Ai tregoi edhe se Nfarë pretendon nga organi më i fuqishëm i OKB-së. “Do t`i kërkojë Këshillit të Sigurimit të urdhërojë KFOR-in që, bazuar në detyrimet e Rezolutës 12 44, të parandalojë çdo veprim të mëtejshëm të strukturave të sigurisë së Kosovës, që “kërcënon jetën, lirinë, sigurinë dhe mbijetesën e serbëve atje për të kryer “çmilitarizimin e të gjitha formacioneve të armatosura”.

Vuçiç pretendon se Serbia bëri gjithçka që mundi për të çtensionuar situatën në Kosovë, por në Kosovë u shpreh ai, po “bëhet kriminalizimi i popullit serb kryhet një “aksion i spastrimit etnik” të serbëve, i cili është “mirë i organizuar dhe i mbështetur nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar”. Presidenti serb shtoi se Beogradi do të shqyrtojë kërkesën e Listës Serbe, partisë lidere të serbëve në veri të Kosovës, për shpalljen e njësive speciale të Policisë së Kosovës organizatë terroriste.

“Ne do të marrim vendime në mënyrë të përgjegjshme dhe në 14 ditët e ardhshme do t’i informojmë partnerët tanë ndërkombëtarë”, u shpreh ai. Vetë Albin Kurti një ditë më parë i hodhi poshtë pretendimet se nuk po arrihet çtensionimi i situatës dhe normalizimi i raporteve me Serbinë, pasi nuk ka një marrëveshje. Ai tha se Marrëveshja drejt normalizimit, që palët e kanë nënshkruar në shkurt në Bruksel, si dhe Aneksi i saj në Ohër një muaj më pas, ekziston dhe ajo duhet të zbatohet në tërësi.