DURRËS, 18 tetor 2014 – Incidenti në ndeshjen e futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë ka qenë një nga temat qendrore të një bisede telefonike të kryeministrit serb, Aleksandar Vuciq, dhe zëvendës presidentit të SHBA-së, Joseph Biden.
Ata shkëmbyen mendimet pas incidentit në stadiumin e Partizanit. Vuçiç përsëriti pikëpamjen e tij se çdo gjë është orkestruar “për të luajtur me krenarinë e Serbisë”, pavarësisht paralajmërimeve të shtetit serb në adresë të BE-së, transmeton Telegrafi.
Sipas mediave serbe, Vuçiç, nw pwrfundim tw bisedws i ka thënë homologut amerikan:
“Z. Biden, tani ju mund të zgjidhni në mes një Shqipërie të Madhe dhe Serbisë normale”.
Zyra e Qeverisë për bashkëpunim me mediat njoftoi se Biden i kishte përsërit Vuçiçit se Shtetet e Bashkuara mbështetin rrugëtimin e Serbisë drejt Evropës, ndërsa te dy bashkëbiseduesit kanë dhënë pëlqimin për përmirësim e ndjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Kjo ishte biseda e dytë mes këtyre dy zyrtarëve gjatë kësaj jave.