Çështja e Kosovës zuri vend të rëndësishëm në takimin që presidenti serb Aleksandër Vuçiç zhvilloi në Moskë me homologun rus Vladimir Putin.

Pjesë e diskutimit ishin edhe tensionet më të fundit në veri të Kosovës, pas vizitës së Hashim Thaçit në liqenin e Ujmanit.

Vuçiç tha se Serbia po përballet çdo ditë me provokime të shumta.

Ndërsa theksoi se zgjidhja e çështjes së Kosovës është ende shumë larg pavarësisht përpjekjeve për të nxitur paqe e stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Në mediat serbe është folur këto ditë se Vuçiç mund të kërkojë praninë e paqeruajtësve ruse në veri të Kosovës.