Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur për arratisjen e Nikolla Gruevskit përmes kalimit kufitar Serbi-Hungari.
Duke folur për mediat serbe, Vuçiç tha se Gruevski më 12 nëntor nga Maqedonia me letërnjoftim në shoqërinë e dy qytetarëve hungarezë ka hyrë në territorin e Shqipërisë, ku më pas ka kaluar në Mal të Zi.
"Më 12 nëntor para orës 22.30 nëpërmjet vendkalimit kufitar Gostoun me letërnjoftim ka hyrë në Serbi, ku më pas ka hyrë në Hungari. Aty është identifikuar me letërnjoftim dhe leje qarkullimi të marrë nga Shqipëria. Ne s’mund të arrestonim njerëz për të cilët nuk ka kërkim. Pse s’ka pasur një urdhër arrest ndërkombëtar", u shpreh presidenti serb.