Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se do ta mbështes çdo vendim të serbëve në Kosovë.
“Duhet të jeni me popullin tuaj kur është e vështirë, nuk po e detyroj askënd, por mendoj se rrethanat kanë ndryshuar”, ka thënë Vuçiç,
Këto deklarata ai i bëri nga Kina ku ndodhet pasi do të marrë pjesë në panair.
Vuçiç tha se është e rëndësishme të flasin, edhe nëse nuk del asgjë nga dialogu.
“Dihet se unë e mbështes opsionin politik që e çon vendin në të ardhmen”, shtoi ai.