Presidenti rus Putin është surprizuar nga një dhuratë e veçantë që i kishte përgatitur homologu i tij Vuçiç gjatë kohës që ishte në Beograd.

Putin është i njohur për dashurinë e tij për kafshët, sidomos për qentë. Dhe Vuçiç i dhuroi pikërisht një qen, por të një rrace sharri të zgjedhur, me emrin Pasha.

Qeni është një Sarplaninac 3-muajsh, nga malet e Sharrit, i njohur për rezistencën ndaj të ftohtit dhe guximin ndaj ujqërve dhe arinjve.

Në malet e Sharrit, banorët i përdorin këta qen për mbrojtjen e kopeve të kafshëve.

“Është i bukur!”, bërtiti Putin, pasi e pa.

Atij i janë përgatitur ndërkohë edhe dokumentacionet e nevojshme për të udhëtuar drejt Rusisë.