Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, ku në fokus ishte procesi i bisedimeve mes Kosovë dhe Serbi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vuçiç theksoi sfidat me të cilat, sipas tij, përballen serbët në Kosovë. Ai ngriti shqetësime lidhur me Ligjin për të Huajt dhe Ligjin për Automjetet, të cilat pritet të hyjnë në fuqi më 15 mars 2026, duke i cilësuar këto masa si përshkallëzuese dhe diskriminuese.

Presidenti serb reagoi gjithashtu ndaj bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipëri dhe Kroaci, duke paralajmëruar se një afrimi i tillë në kuadër të një aleance rajonale ushtarake mund të rrisë tensionet dhe të cenojë sigurinë e serbëve në Kosovë.

Në deklaratën e tij, Vuçiç theksoi nevojën për hapa konkretë drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin, sipas tij, komuniteti serb ka pritur prej 13 vitesh.

Më 23 shkurt 2026, Sorensen zhvilloi vizitë edhe në Kosovë, ku u takua me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e ministrin e Jashtëm Glauk Konjufca. Në këto takime u diskutua mbi ecurinë e dialogut dhe zhvillimet politike në vend.

Ndërkohë, autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar se nga 15 marsi do të nisë zbatimi i plotë i Ligjit për automjetet, i cili parashikon se mjetet me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë më shumë se tre muaj, ose përtej afateve të përcaktuara me autorizim.