Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Tiranë për Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Ai është pritur nga Kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij para gazetarëve, Presidenti Vuçiç tha se Serbia mbetet e angazhuar në rrugën e saj drejt BE-Së, por në të njëjtën kohë theksoi se integriteti i saj territorial është shkelur në vitin 1999 dhe 2008, duke iu referuar Pavarësisë së Kosovës.