Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kishte ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Tregtia me Kosovën është cilësuar si gjendja më e rëndë e krijuar deri më tani.
Serbia do të njoftojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe do të bëjë të pamundurën për të tejkaluar këtë situatë. Në konferencën e jashtëzakonshme për gazetarët, e luti Kosovën që ta rishikojë vendimin e saj.
“Porosia ime për shqiptarët është, ju lutem si Zotin, kthjellohuni dhe kuptojeni se paqen e kemi të nevojshme dhe nuk na duhen eskalimet, as shqiptarëve e as serbëve. Ju lutem tërhiqeni këtë vendim dhe ejani të ulemi e të gjejmë një zgjdhje. Ne e kuptojmë se për ju Kosova është shtet dhe e kuptojmë qëndrimin tuaj, por kuptojeni dhe ju që ne nuk mendojmë ashtu”.
Serbia nuk do të ndërmarrë asnjë masë kundër Kosovës, lëvizjes së lirë apo mallrave. Por, Vuçiç tha se është i shqetësuar pasi brengoset për paqen.
Vuçiç ka folur edhe për faktin se serbët e Kosovës janë të shqetësuar dhe u ka kërkuar të vijnë në takim.