Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç përmes një postimi në rrjetet sociale i ka dhënë një mesazh protestuesve serbë në veri të Kosovës.

Prej tashmë dy javësh rrugët në veri janë të bllokuara për shkak të recipricitetit të targave, por Vuçiç ka vetëm falenderime për serbët që kanë kryer këtë akt.

Ai madje i shtyu ata duke thënë se gjithçka që sot ka Serbia e ka sepse kanë luftuar serbët.

MESAZHI I VUÇIÇ

Për gjithçka që kemi, për përparimin që kemi bërë, e kemi bërë sepse kemi luftuar, sepse kemi treguar se kemi mjaft forcë, energji, njohuri, besim në veten tonë.

Faleminderit njerëzve në këto ditë të vështira për mbështetjen e tyre, faleminderit njerëzve tanë në Jarinje dhe Brnjak, Serbia është me ju!