DURRËS, 22 tetor 2014 – Duke shprehur keqardhje për shtyrjen e vizitës së Edi Ramës në Beograd, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç shprehet se, Serbia nuk lejon askënd që të poshtërojë kombin dhe shtetin e tyre.
Vuçiç duke u shprehur i kënaqur me bisedën që ka pasur me Ramën në telefon, i ka kërkuar homologut të tij që vizitën e programuar më 22 tetor ta shtyjë më 10 nëntor.
Gjithashtu, gazeta serbe “Blic” raporton se Vuçiç i ka propozuar Ramës që edhe ai të zhvillojë një vizitë në Tiranë së shpejti.
Një rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin e dy liderëve të Shqipërisë dhe Serbisë ka luajtur Gjermania. Kancelarja, Angela Merkel i telefonoi Vuçiçit një ditë pas incidentit në Beograd.
Vuçiç dhe Rama ishin pjesë e Forumit të Ballkanit Perëndimor që u mbajt më 29 gusht në Berlin nën kujdesin e Merkelit.





