Gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve ‘TAS’, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Serbia nuk do bëhet pjesë e aleancës së NATO-s dhe se do të blejë 6 helikopterë ushtarak rusë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.
“Serbia është në rrugën evropiane, por dallimi mes Serbisë dhe vendeve të tjera të rajonit, është se Serbia nuk dëshiron të bashkohet me NATO-n. Ne kemi zgjedhur rrugën e neutralitetit ushtarak, dhe unë këtë u kam thënë kohët e fundit liderëve të vendeve anëtare të NATO-s. Ne nuk e fshehin këtë”, ka thënë Vuçiç.
Ai theksoi se Serbia është shtet i pavarur dhe ushtarakisht do të mbetet neutral, por i fortë ushtarakisht që të jetë në gjendje ta mbrojë veten.
“Shpresoj që do të flas edhe për këtë dhe shumë tema të tjera me Vladimir Putin”, përfundoi Vuçiç.
Presidenti serb do të vizitojë Moskën në 18-20 dhjetor dhe do të takohet me presidentin rus Putin.