Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një fjalim para mijëra serbëve që dolën për të përkrahur atë tha se nuk do të lejojë që serbët të largohen nga Kosova.
“Nuk mendoj se ne do lejojnë sulmet apo dëbimin e popullit tonë nga vatrat e tyre shekullore. Asnjëherë dhe për askënd nuk do të lejojmë”, tha ai, raporton “Tanjug”.
Sipas mediave serbe, më shumë se 150 mijë serbë ishin tubuar në Beograd.