Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas takimit me shefin e NATOS-s, Jens Stoltenberg është shprehur se ky i fundit personalisht është munduar gjithmonë të jetë i drejtë me Serbinë, brenda kufinjve të mandatit të tij dhe për këtë e ka falënderuar.

Vuçiç shton se gjatë takimit që zgjati për më shumë se një orë e gjysëm, u diskutuan çështjet e rëndësishme, duke shtuar se të vetmit që janë të kërcënuar dhe në rrezik janë serbët e Kosovës.

“Ne diskutuam të gjitha çështjet e rëndësishme për më shumë se një orë e gjysëm dhe ajo që është e rëndësishme për ne është ajo që sigurisht mund ta konfirmoj atë që tha Sekretari, bashkëpunimi me NATO-n dhe KFOR-in është i rëndësishëm për ne. Me shpresën se do të siguroni më shumë siguri për popullin serb në Kosovë dhe Metohi dhe kur Stolteberg thotë se KFOR siguron paqen dhe sigurinë për të gjith komunitetet në Kosovë, nuk ka pasuir nevojë të sigurohet paqe pr askënd tjetër  përveç srbëve. Sërbet u kërcënuan, vetëm serbët u sulmuan, shqiptarët nuk u sulmuan kurrë”, tha Vuçiç.