Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se nuk e sheh të arsyeshme të bisedojë me kryeministrin e zgjedhur të Kosovës Albin Kurtin, sidomos pas deklaratave të tij për "Listën Serbe".
Vuçiç tha në një intervistë për "Tv Pink" se "Kurti kishte deklaruar se do të luante shah me të", por shtoi se ishte e nevojshme “të dihet pak për lojën që do të luhet”.
“E provoi Izetbegoviç, i cili luante shah mjaft të mirë. Shahu është një lojë serioze. Shah nuk do të luajë kurrë kundër meje, sepse do të mposhtet keq”-tha Vuçiç.