6 mars 2015 – “Serbia nuk është përgjegjëse për emigrimin masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Europian”. Ka qenë kjo deklarata e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp në Beograd me Dimitris Avramopulos, komisionarin e BE-së për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë.
Duke iu referuar valës së shqiptarëve që po braktisin vendin për BE-në, Vuçiç tha se ka vepruar në përputhje me marrëveshjen e Brukselit mbi lirinë e lëvizjes dhe që Serbia ka ndërmarrë veprime në konsultim me Brukselin dhe disa qeveri evropiane.
“Vendi ynë ka vepruar në përputhje me marrëveshjen e Brukselit mbi lirinë e lëvizjes, por edhe me qeveritë evropiane për të ndërmarrë veprime që nuk do t’i lejonte ata të abuzonin me besimin tonë”, u shpreh Vuçiç.
Ndërsa Avramopulos deklaroi se Serbia ka luajtur një rol konstruktiv kur bëhet fjalë për ndalimin e azilkërkuesve nga Kosova. Ai gjithashtu bëri të ditur se Serbia do të marrë veprime vendimtare dhe në veçanti forcimin e kontrollit kufitar me Hungarinë në mënyrë për të zgjidhur problemin e azilkërkuesve shqiptarë nga Kosova, por edhe për ata serbë.
/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





