Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se së shpejti do të dalë më idetë e tij për zgjidhjen e problemit me Republikën e Kosovës.

“Unë prezantoj interesat e Serbisë”, ka thënë Vuçiç, shkruan mediat serbe Danas.

Sa i përket qëndrimit të Kishës Serbe, Vuçiç ka thënë se shteti është i ndarë nga kisha, mëgjithatë thotë se nuk do t’ua ndalojë asnjëherë atyre që të shprehin opinionin e tyre.

Ndërkohë aktualisht sa i përket çështjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është riaktualizuar ideja e shkëmbimit të territoreve, e cila nuk është pritur mirë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.